Thiago Motta merr suksesin e parë në krye të Bolognas dhe thellon krizën e Lecces

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Thiago Motta merr fitoren e parë në kampionat në krye të Bolognas, pasi kuqeblutë kanë mposhtur 2-0 në “Dall Ara” Leccen në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serie A, që u transmetua live në Oversport dhe Tibo.

Sfida nuk ka pasur shumë histori dhe është vendosur që në 45 minutat e para, pasi vendasit kanë kaluar shumë shpejt në avantazh me të zakonshmin Arnautovic, që është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për sulmuesin austriak ky ishte goli i 7-të sezonal në Serie A.

Ferguson shënon golin e dytë me kokë dhe i jep tre pikë të arta Bolognas, që ngjitet në kuotën e 10-të pikëve në renditje.

Vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë Lecce dhe tashmë ka filluar të vihet në pikëpyetje pozicioni i teknikut Baroni. / Oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909 Twitter

You may also like