Thiago Motta: Mbrëmje fantastike, ky sezon është për tifozët dhe lojtarët

by admin
Spread the love

Bologna triumfoi ndaj Verona-s 2-0 duke prekur kështu vendin e katërt në Serie A, teksa pas ndeshjes, trajneri Thiago Motta u shpreh shumë i lumtur.

“Fillimisht dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe jam shumë krenar që po marrë këtë dashuri… Jam këtu vetëm për të dhënë, falenderoj me zemër çdo tifozë. Dua të them se nuk jam unë njeriu kryesor, por lojtarët, ata janë protagonistët. Fituam një ndeshje të madhe me një lojë fantastike. Ne fituam 3-0 sepse për mua ajo pritje e Skorupskit në fund ka vlerën e një goli. Championsi? Ka ende kohë, duhet të mendojmë për gjëra të thjeshta fillimisht, pra si të fitojmë ndeshjen e radhës”, përfundoi Thiago Motta. /Supersport


Top Channel

You may also like