Thiago Alcantara drejt Italisë, e kërkojnë dy “gjigantët” e Serie A

by admin
Spread the love

Sirena italiane për Thiago Alcantarën. Mesfushori spanjoll ka nisur sezonin e katërt dhe të fundit me Liverpoolin.

Problemet fizike dhe dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar 32-vjeçarin të përshtatet siç duhet në ishull. Shtypi anglez shkruan se drejtuesit e The Reds nuk do ia rinovojnë kontratën që i përfundon në verën e ardhshme. Dhe mesfushori po studion alternativa të ndryshme për të vijuar karrierën.

Në Serie A nuk ka luajtur kurrë pavarësisht se ka lindur në Itali, dhe sezoni i ardhshëm mund të jetë momenti perfekt për të provuar veten në futbollin italian. Aty ku përveç Juventusit e pëlqejnë edhe zikaltrit e Interit. Thiago ka një eksperiencë të madhe, përveç teknikës dhe klasit që zotëron, teksa ka fituar shumë trofe me Barcelonën dhe Bayern Munchen. Prej faktit që ndodhën në emergjëncë në mesin e fushës, bardhezinjtë e Juventusit do tentojnë afrimin e Thiagos që në merkaton e janarit. /Supersport


Top Channel

You may also like