Theren dy persona në Lipjan

by admin
Spread the love

Dy persona janë therur me thikë sot rreth orës 13:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Kështu tha për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Ajo theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“I dyshuari E.K (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht, hetuesit janë duke kryer procedurat hetimore të nevojshme lidhur me rastin”, theksoi ai.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like