Thellohet skandali në SHBA: Dokumente sekrete edhe në shtëpinë e Mike Pence! 

by admin
Spread the love

Skandali i dokumenteve sekrete thellohet në SHBA, pasi dosje me të dhëna të klasifikuara janë gjetur së fundi edhe në shtëpinë e ish zv/presidentit Mike Pence.

Muaj më parë, kur agjentë të FBI-së mësynë rezidencën e ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridës, ku sekuestruan dokumente te konsideruara se ishin ilegalisht në zotërimin e tij, u tha se ai mund të kishte shkelur Aktin e Spiunazhit, një ligj që ndalon posedimin ose transmetimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare, krim ky i dënueshëm me deri në 5 vjet burg.

Por ndërsa demokratët ishin zërat më të fortë në mbështetje të atij hetimi, dokumente sekrete u zbuluan së fundi edhe në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delauer, edhe në një zyrë private që ai e kishte përdorur pas largimit nga posti i nënpresidentit në kohën e administratës Obama. Tani, në syrin e drejtësisë mund të përfundojë edhe Pence.

Avokati i ish zv/presidentit republikan thotë “se duhet të bëhet fjalë për një numër të vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-numrit dy të shtetit  në fund të mandatit”. Pence, sipas shtypit vendas,  “angazhoi një avokat të jashtëm, me përvojë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, për të shqyrtuar të dhënat e ruajtura në shtëpinë e tij pasi u bë publike se ishin gjetur dokumente sekrete në shtëpinë private të Presidentit Joe Biden në Wilmington”. Departamenti i Drejtësisë tashmë ka angazhuar prokurorë të posaçëm për të hetuar gjetjen e dokumenteve sekrete në rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump në Florida dhe në shtëpinë dhe ish-zyrën e Presidentit Biden.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like