Thellohet skandali “Faxholi”, viktimë edhe një ish-lojtar në Bresha

by admin
Spread the love

Llogari bankare, hua dhe dhënie borxhesh me interes të lartë. Premtime, marrëveshje, shantazhe… Pak nga pak po zbulohet një botë e errët pas skandalit të basteve ku u përfshinë Nikolo Faxholi dhe Sandro Tonali.

Drejtori teknik i Alesandrisë, Nini Koda dhe futbollisti Kristian Aneli kanë marrë një fletëthirrje nga prokuroria e Breshas dhe po hetohen për dhënie borxhesh me fajde. Të dy akuzohen se i kanë dhënë para hua me përqindje shumë të lartë interesi (flitet për interes 280%) një 28- vjeçari që dikur luante në një nga skuadrat amatore të qytetit të Breshas.

Mësohet se ai ka qenë i mbytur në borxhe dhe më pas është shantazhuar disa herë. Sipas asaj që raporton media italiane, skandali mund të marrë përmasa shumë të mëdha.

Denoncimin e ka bërë vetë futbollisti, por mësohet se prokurorët ndërkohë kishin dijeni, sepse ai ka qenë në të njëjtin “chat” në “Telegram” me atë ku bënte pjesë edhe juventini Nikolo Faxholi. Tani po, situata është bërë aq e rëndë, saqë autoritetet në Itali po mendojnë seriozisht që të nis një “Tur Integriteti” për t’u shpjeguar të rinjve në Itali se çfarë rreziku sjellin bastet.

PANORAMASPORT.AL

You may also like