Thellohet marrëdhënia mes Fifit dhe Adisit, çifti bën hapin serioz

by admin
Spread the love

Që pas videos virale të siguruar nga IconStyle.al, ku shikohej qartazi Fifi dhe ish-partneri i modeles shqiptare Adrola Dushi, Adis Patushi, duke u puthur në publik, çifti vendosi të konfirmojë lidhjen e tyre të dashurisë.

Por mesa duket marrëdhënia e dyshes është thelluar më tepër në shumë pak kohë.

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, i cili njëkohësisht është edhe kushëriri i Adis Patushit, ka ndarë disa foto në Instastory, ku Fifi shihet me familjarë e partnerit të saj.

Rikujtojmë se për lidhjen e tyre ka reaguar edhe Adrola Dushi, e cila ka pëlqyer një video të këngëtares dhe Adisit në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro cciftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.

Divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:

Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.


You may also like