Tevez e mbyll me futbollin e luajtur: Humba tifozin më të madh, tani dua të trajnoj

by admin
Spread the love

Carlos Tevez është tërhequr nga futbollit. 13 muaj pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare me Boca Juniors, sulmuesi argjentinas ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me futbollin e luajtur.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tevez nëpërmjet një intervistë dhënë për mediat argjentinase. “Jam në pension, mund ta konfirmoj. Ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim më të madh dhe gjithashtu stimujt”, duke iu referuar kështu humbjes së babait të tij që e adoptoi.

Një vendim ky që ishte marrë që përpara një viti. “Në 2021 i thashë vetes se nuk do të luaj më. Telefonova agjentin tim dhe ia komunikova këtë vendim, e më pas telefonova Riquelme, (zëvendës presidentin e Boca Juniors) dhe i thashë se dua të organizoj një konferencë për shtyp. Tashmë dua të trajnoj”. /oversport.tv

Foto: BOCA, Facebook

You may also like