Patrick Vieira pas humbjes në Ligue 1: “Lojtarët po mendojnë për pushime”

by admin
Spread the love

Strasburgu pësoi humbjen e tretë radhazi këtë të shtunë në fushën e Le Havre (3-1). Edhe pse qëndrimi në Ligue 1 tani është e garantuar, Patrick Vieira nuk i ka kursyer fjalët e tij në një konferencë për shtyp.

Dhe trajneri ishte dukshëm në formë më të mirë se lojtarët e tij gjatë ndeshjes.

“Jam i nervozuar. Nuk e duroj dot. Lojtarët janë sigurishy duke menduar tashmë për pushimet”, tha ai.

“Ne nuk kemi të drejtë të gabojmë kështu, është pjesë e futbollit dhe duhet të pranojmë kur kundërshtari është shumë më i fortë, por ne ishim mediokër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like