Besim Maxhunit i besohet edhe për një sezon drejtimi i skuadrës finlandeze

by admin
Spread the love

Suksesin e jashtëzakonshëm, dërgimin e skuadrës në Play-Off në tri sezonet e fundit u shpërblyen në fund të sezonit për ish-basketbollistin dhe trajnerin shqiptar, Besim Maxhuni.

Prej sa kohësh i vendosur në Finlandë, Maxhuni udhëheq ekipin nga divizioni i parë, Raiders Basket Jarvenpaa, që nga viti 2021.

Dhe që nga ajo kohë skuadra është stabilizuar me rezultate të mira dhe me pjesëmarrje në Play-Off.

Pikërisht për këtë fakt, Maxhuni do ta udhëheq ekipin finlandez edhe sezonin e ardhshëm, me Raiders që janë të kënaqur me trajnerin nga Kosova.

“Besim Maxhuni, i cili është kryetrajner i Raiders Basket që nga viti 2021, do të vazhdojë ta udhëheq klubin edhe në sezonin e ardhshëm. Nën udhëheqjen e Maxhunit, ekipi ka pasur rritje të vazhdueshme dhe ka marrë pjesë në garat përfundimtare për të tretin vit rresht”, shkruan faqja zyrtare e klubit, duke bërë të ditur marrëveshjen e zgjatjes së bashkëpunimit me Maxhunin.

Ish-basketbollisti i Prishtinës, është babai i basketbollistit Edon Maxhuni që suksesshëm po udhëheq kombëtaren e Finlandës dhe është ndër lojtarët kryesorë te ekipi nga liga elite e Francës, ESSM Le Portel.

You may also like