Teuta me trajner të ri, prezantohet këtë të martë

by admin
Spread the love

Teuta e ka gjetur tashmë trajnerin e ri: ai do të jetë Bledi Shkëmbi.

Ish-futbollisti korçar, i cili ka ka një përvojë të parë në stolin e “Djemve të Detit” në vitet 2018-2019, do të prezantohet si pasues i Arapit këtë të martë, në orën 18:00.

Ndërkohë sot stërvitjen e Teutës e kanë drejtuar provizorisht Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.

“Sot dyshja e shtëpisë Hodo-Mile drejtuan seancën e parë të skuadrës në Durrës, për ndeshjen e javës së 4-t ndaj Kukësit. Ekipi është stërvitur normalisht dhe grupi është në gjendje optimale,” shkruhet në njoftimin e Teutës, që pret të zyrtarizojë Bledi Shkëmbin.


Top Channel

You may also like