Teuta gjen pasuesin e Longos, rikthen për herë të pestë trajnerin 48-vjeçar

by admin
Spread the love

Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Diego Longon.

Shqip konfirmon se klubi durrsak ka vendosur të rikthejë në stol Edi Martinin, i cili fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.

Kjo është hera e pestë që ish-sulmuesi i njohur shkodran merr drejtimin e bregdetarëve, po aq sa numri i trofeve të fituar si trajneri i skuadrës. Misioni kryesor është rikthimi i ekipit të rezultatet pozitive, pas startit të dobët nën drejtimin e Longos, i cili u shkarkua paraditen e sotme.

48-vjeçari drejtoi Teutën për herë të parë në periudhën (qershor 2010-maj 2011). Aventura e dytë që u shoqërua me fitimin e katër trofeve, zgjati nga dhjetori 2019-nëntor 2021, teksa u rikthye sërish në pankinën e Teutës më 16 dhjetor të vitit 2021, por drejtoi ekipin në katër ndeshje dhe u largua më 23 janar të këtij viti.

Herën e fundit Martini drejtoi Teutën sezonin e kaluar, teksa u ul në pankinë në nëntor të një viti më parë dhe qëndroi deri në qershor. Teuta vendosi të shkarkojë Diego Longon paraditen e të dielës, teksa fatale rezultoi humbja 2-0 në Shkodër.


Top Channel

You may also like