Tetovë: Janë sanksionuar në mënyrë adekuate 2964 kundërvajtje lidhur me parkimin e paligjshëm

by admin
Spread the love

Në kuadër të bashkëpunimit të përcaktuar ligjor të SPB-Tetovë dhe pushtetit lokal në rajon, në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovë, pjesa më e madhe në Tetovë, janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate 2964 kundërvajtje lidhur me parkimin e paligjshëm, për të cilat janë përgaditur 1491 urdhër pagesa, 755 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje dhe 1473 paralajmërime informon Tetovasot. Përveç këtyre, në koordinim me pushtetin lokal të Tetovës, shërbimi i merimangës në gjysmën e parë të vitit ka larguar 2382 automjete të parkuara ilegalisht.
Në periudhën në fjalë, nga zona e komunikacionit, në SPB-Tetovë janë dorëzuar 14 kërkesa për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit, prej të cilave vetëm për një nuk është përgjigjur pozitivisht, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë, dhe që kishte të bënte me parkimin e zonal në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë.
Në gjashtëmujorin, gjithashtu deri në SPB-Tetovë, gjegjësisht Stacionit Policor Tetovë me kërkesë të vetëqeverisjes lokale janë dhënë 23 asistenca, ndërsa për shkak të mos respektimit të dispozitave ligjore lidhur me afatin për dorëzimin e kërkesave, vetëm 3 asitenca nuk i janë miratuar-realizuar.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimin konkret me të gjitha pushtetet lokale të zonës, jo vetëm në aspektin e komunikacionit, por edhe për realizimin e nevojave dhe problemeve tjera ditore në interes të qytetarëve, në aspektin parandalues, informativ, arsimorë dhe kështu me radhë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like