Tetovë – Gostivar / Aksidenti mes tre veturave, policia jep detajet – Shqip

by admin
Spread the love

Tre automjete u përplasën mes tyre ditën e djeshme në autostradën Tetovë – Gostivar, informoi KlanM. Sipas policisë, 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej të cilëve lëndime më të rënda.

“Dje (28-qershor) në ora 09:40 në SPB-Tetovë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Tetovë – Gostivar, ku janë përfshirë tri automjete: “‘Volkswagen Golf’ me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar nga 26 vjeçari B.I.  nga Bogovina e Tetovës, ‘Fiat Punto’ me targa të Gostivarit të drejtuar nga N.G.(41) nga Gradeci i Gostivarit dhe ‘Seat Leon’ me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 28-vjeçari C.Z nga Gostivari.  Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri nga vetura ‘Golf’ G.I.(50) nga Bogovina, ndërsa katër persona të tjerë nga veturat kanë mbaruar me lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murad’.  Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

You may also like