Tetovari tentoi ta shkelë me veturë policin dhe e sulmoi fizikisht

by admin
Spread the love

Ditë e rëndë pune për punonjës policie nga Tetova, i cili teksa ka kryer detyrat e punës është sulmuar fizikisht nga një shofer 21 vjeçar. I njejti paraprakisht ka tentuar edhe ta shkelë me veturë policin në fjalë.

>

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.M (21) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. I akuzuari në afërsi të stadiumit të qytetit në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Tetovë në tentativë për identifikim ka tentuar me veturë pasagjerësh ta shkelë një punonjës policie, pas çka me veturë është larguar nga vendi dhe më pas është kthyer e është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht punonjësin e policisë”, thonë nga MPB.

You may also like