Tetovari arrestohet pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 39-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi i njëjti ishte raportuar se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (05-mars) rreth orës 22:10, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me sende të mprehta. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

You may also like