Tetova: Të përmirësohemi para portës, mund të merrnim më shumë në këtë sfidë

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport pas barazimit pa gola të arritur përballë Erzenit.

“Ndeshja e sotme u nda me episode. Kishim rreth 20 minuta shumë të mira në fillimin e pjesës së parë. Ata kishin minutat e veta të mira. Por, mendoj se ishim më afër golit. Lojtarët s’janë shumë të përqendruar para porte. Do të punojmë më shumë për këtë pikë që të jemi sa më afër golit. Sigurisht mërzia vjen kur nuk vjen goli.

Sërish 1 pikë? Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan. Erzeni ka provuar kundërsulmin. Kur nuk shënon, presioni rritet te lojtarët. Ishin të paqartë para porte.

Selita? Ka qenë 100 % në detyrë. E komplimentoj për paraqitjen në këtë ndeshje. Musta është me eksperiencë që i shërben ekipit”, ka thënë Tetova. / Oversport.tv

You may also like