Tërnava takon shefen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ja për çka flasin

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot është takuar me udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.

Në njoftimin e lëshuar nga BIK-u thuhet se Vakali e falënderoi Tërnavën për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë një frymë paqeje e harmonie ndërmjet qytetarëve të vendit pa dallim feje a kombësie.

“Meqë jemi në prag të festës së Kurban-Bajramit, ambasadorja Vakali uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë. Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun, punët dhe aktivitetet që i zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës”.

” Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend. Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like