Tërmeti në Kretë/ Rrëshqitjet e shkëmbinjve vijojnë të lënë të ‘izoluar’ Grykën e Samarisë

by admin
Spread the love

Gryka e Samarisë në Kretë, e cila u mbyll më 14 gusht pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve të shkaktuar nga një tërmet, do të qëndrojë e mbyllur për vizitorët deri të hënën, thanë autoritetet.

Pasgoditjet vazhdojnë në zonë, në jugperëndim të Kretës.

Organizata për Mjedisin Natyror dhe Ndryshimet Klimatike njoftoi se ka pastruar mbeturinat nga rrëshqitja origjinale e gurëve që goditi grykën dhe plagosi rëndë një alpinist më 13 gusht.

Vizitorët, të cilët rezervojnë bileta përmes një faqeje online, duhet të shkarkojnë, nënshkruajnë dhe paraqesin në momentin e mbërritjes një formular pëlqimi duke deklaruar se marrin përsipër përgjegjësinë për lëvizjen në moment rreziku në Grykën e Samarisë. Formulari do të jetë i disponueshëm edhe në agjencitë turistike.


Top Channel

You may also like