Tërmeti në Indonezi/ Thellohet tragjedia me 268 të vdekur, një pjesë e tyre janë nxënësit e shkollave

by admin
Spread the love

Indonezia u trondit ditën e djeshme nga një tërmet i cili qeri më tani ka shkaktuar 268 viktima, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ishin nxënës shkollash.

Lëkundjet e tokës shkatërruan shkollat, ndërsa nxënësit mbetën të bllokuar nënë rrënoja.

Deri më tani janë të plagosur mbi 1000 persona dhe të zhdukur 151 të tjerë.

Mediat vendase kanë raportiur se rreth 22,000 shtëpi ishin dëmtuar dhe se më shumë se 58,000 u strehuan në vendbanime të ndryshme.

Tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi rajonin malor ditën e djeshme, u pasua me rrëshqitje dheu që varrosën fshatra të tëra pranë qytetit Cianjur të Java-së Perëndimore.

Gjatë momentit që ra tërmeti, me një thellësi prej 10 kilometrash, nxënësit ndodheshin ende në shkollë.

Qindra policë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë në zonë, aty ku po vijojnë punën për gjetjen e trupave ose të mbijetuarve.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e “unazës së zjarrit” të aktivitetit tektonik në Paqësor.

Vendi ka një histori lëkundjesh shkatërruese dhe cunami, me më shumë se 2,000 njerëz të vrarë në një tërmet të vitit 2018 në ishullin Sulawesi.

Një disavantazh i gjendjes është edhe infrastruktura jo e duhur e banesave, të cilat nuk janë në nivelet e duhura për të përballuar lëkundjet.

 


Top Channel

You may also like