Tërmetet në Afganistan, “fatkeqësi mbi fatkeqësi”! – Shqip

by admin
Spread the love

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se tërmetet e fundit në Afganistan janë një “fatkeqësi mbi fatkeqësi” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë ndihmë humanitare për kombin aziatik të shkatërruar nga lufta.

Tërmetet vranë të paktën 2,400 njerëz dhe plagosën më shumë se 2,000, njoftoi qeveria talebane.

Këto tërmete janë ndër më vdekjeprurësit këtë vit, pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, ku humbën jetën rreth 50 mijë njerëz.

“Në Afganistan, kjo është ‘fatkeqësi mbi fatkeqësi’”, tha Philippe Kropf, drejtor i komunikimit i WFP në Afganistan.

“Ne kemi 50 milionë njerëz që nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i rradhës dhe WFP mund të ndihmojë vetëm tre milionë njerëz sepse i mungojnë paratë,” tha ai në Herat, një provincë veriperëndimore ku WFP shpërndan ndihma.

Gratë dhe fëmijët, një të tretën e të lënduarve

“Të gjitha shtëpitë janë rrafshuar plotësisht me tokë”, dhe qendrat shëndetësore janë kthyer në gërmadha, shtoi ai.

Më të rrezikuarit janë nënat me gji, fëmijët dhe gratë shtatzëna, tha ai.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e të plagosurve në Afganistan, tha Alaa Abou Zeid, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Afganistan.

Organizatat humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë reduktuar buxhetin për ndihmën për Afganistanin në vitin 2023 nga 4.6 miliardë dollarë në 3.2 miliardë dollarë. /tesheshi.com/

You may also like