“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

by admin
Spread the love

Ashtu edhe siç ishte njoftuar disa ditë mëparë për mediat dhe opninionin sonte me fillim nga ora 19:00 u mbajt tubimi i “Grupit të Zjarrit” në Saraj, grup ky i cili është i pakënaqur me funksinarët aktualë të BDI-së, shkruan InfoShqip.

Pjesmarja në tubimin e organizuar në Saraj ka qenë masive, ku pas pamjeve të para që na kanë arritur në redaksi, shihet që salla ku është mbajtur ky tubim ka qenë stërmbushur me simpatizantët e “Grupit të Zjarrit”.

InfoShqip mëson se sipas kapaciteteve që posedon salla ku është mbajtur takimi, thuhet që numri i pjesëmarrësve kalon 2 mijë persona dhe është një ndër tubimet më të mëdhaja të organizuara ndonjëherë në Saraj, për një aktivitet politik./InfoShqip.com

FOTO:

You may also like