Tërhiqet shorti, Ballkani mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Slavia Praha, Sivasspori dhe Cluj janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Ballkani është pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës.

Ballkani shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e grupeve në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës fillimisht kishte nisur garat në eliminatore e UEFA Champions League, ndërsa pas eliminimit i ishte dhënë edhe një rast i dytë në UEFA Conference League.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja kishte eliminuar La Fioritan, Klaksvikun dhe tashmë Shkupin për të siguruar inkuadrimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Liga e Konferencës është garë e nivelit të tretë në Evropë për klube, teksa ky është sezoni i dytë që zhvillohet kjo garë. Vitin e parë trofeun e Ligës së Konferencës e kishte fituar skuadra e Romës në krye me Jose Mourinhon.

You may also like