Tërhiqen nga gara tre kandidatë për Rektor të UT-së: Zgjedhjet janë të kurdisura për Jusuf Zejnelin

by admin
Spread the love

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi janë tërhequr nga gara për Rektor të UT-së për shkak të dyshimeve të bazuara se këto zgjedhje janë të kurdisura në favor të kandidatit të përfolur si i BDI-së, Jusuf Zejneli.

Përveç presioneve ndaj profesorëve, këta tashmë ish-kandidatë janë shprehur se presione politike ka edhe ndaj familjarëve të profesorëve, duke ju bë shtypje atyre që të votojnë për kandidatin Jusuf Zejneli.

Në letrën e dorëheqjes, ata i dorëzuan 3 kërkesa Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

1- Të shkarkohet kryetari i Senatit, me gjithë senatin, për shkak të vendimeve të jashtëligjshme, të konfirmuara nga Inspektorati i Arsimit të Lartë.

2- Të shkarkohet UD.Rektori Kushtrim Ahmeti, i zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sipas raportit të Inspektoratit të Arsimit të Lartë.

3- Kërkojmë nga MASh, të caktojë UD.Rektor, apolitik, me kredibilitet moral dhe intelektual që do të udhëheqë procesin e zgjedhjes së organeve të reja të UT-së.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like