Tërbohet Thomas Tuchel: Nuk jam politikan, boll me këto lloj pyetjesh!

by admin
Spread the love

Bota e futbollit është prekur nga situatë e krijuar në Ukrainë. Veç klubeve ruse të dënuara, e pëson edhe Chelsea që ka si pronar manjatin Roman Abramovich.

Trajneri i londinezëve, Thomas Tuche, kishte folur më parë për këtë situatë dhe sërish në konferencë e kanë ngacmuar për luftën dhe presidentin e Chelsea.

Gjermani është nervozuar dhe ka qenë i drejtpërdrejtë me gazetarin: “Duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan. Duhet të ndalosh së bëri mua këto pyetje. Nuk kam përgjigje për ju”.

Abramovich një ditë më parë ishte edhe përfaqësues i oligarkëve në takimin që rusët dhe ukrainasit bënë në kufirin me Bjellorusinë. / oversport.tv

You may also like