Tërbohet presidenti i Serie A: Pse kinematë kanë kapacitet maksimal dhe stadiumet jo?

by admin
Spread the love

Qeveria italiane nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për hapjen e stadiumeve në kapacitetin 100%. Si pasojë, presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino është tërbuar me këtë vendim. Ai ka dhënë një intervistë ku ka folur se i duket absurde që kinematë të vazhdojnë me kapacitet maksimal ndërkohë që stadiumet jo.

“Nuk është e mundur të shohësh 100% të audiencës në kinema, ambiente që janë të mbyllura dhe të kesh vetëm 75% në stadiume. Derbi i djeshëm mes Milanit dhe Interit ishte diçka e mrekullueshme, është për të ardhur keq që nuk ishte 100% e tifozërisë, ashtu siç është për të ardhur keq që Italia, në ndeshjen vendimtare kundër Zvicrës, nuk do të mund të ketë mbështetjen e plotë në Olimpico.

Kemi më pak infeksione dhe jemi më përpara në vaksinimin e Anglisë dhe Spanjës, të cilat prej muajsh janë 100% të hapura. Derbi i mbrëmshëm mund të kishte faturuar 1.5 milionë euro më shumë. Ne nuk kërkuam pije freskuese, por vetëm këstin e kontributeve tatimore për gjysmën e dytë të 2021. Atëherë tifozët nuk duhet të habiten nëse ekipet tona detyrohen të shesin lojtarë sepse u mungojnë burimet për të konkurruar”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Dal Pino. /oversport.tv

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like