Tenton të paguaj me kartëmonedhë false, arrestohet shkupjani

by admin
Spread the love





Njësia kundër krimit ekonomik ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit F.R. nga Shkupi pasi ky person ka tentuar të paguaj me një kartëmonedhë prej 100 eurove në një market në “Zegljane” në Shkup.
“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër F.R. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikimi i parave” të dënueshme nga neni 268 i Kodit Penal. I akuzuari ka blerë një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 euro dhe me datë 24.01.2022 e ka lëshuar në qarkullim me rastin e blerjes së produkteve në objekti shitës në rrugën “Zegljane” në Shkup”- thuhet në njoftimin e policisë.







Artikulli paraprakKurti e Vuçiqi qeshin, a është kjo shenjë se do të ketë marrëveshje?
Artikulli tjetërKeqpërdoret profili privat në FB i kryetares së Antikorrupsionit




You may also like