Tentoi të hidhet në det, gruaja rrëshqet dhe përplaset me shkëmbin (Video)

by admin
Spread the love

Një turiste mbeti e plagosur kur rrëshqiti nga një shkëmb piktoresk në Itali.

Momenti u filmua nga një turist australian, që po eksploronte zonën. Kal Glanzig po shpjegonte rëndësinë e sigurimit të udhëtimit, kur papritur gruaja që po mendonte të hidhej nga shkëmbinjtë Fiordo di Furore u dëgjua të bërtiste.

Partneri i saj i zgjati dorën për ta ndihmuar, por ishte tepër vonë. Turistja përplasi këmbët me shkëmbin dhe më pas ra në ujë.

Dëshmitarët u shokuan nga momenti dramatik, ndërsa në vendngjarje mbërriti ambulanca. U desh mbi një orë që gruaja e lënduar të ngrihej nga shkëmbinjtë dhe t’i afrohej ndihmës së shpejtë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan të habitur se përse turistja mori këtë vendim, kur vendi nuk ishte i sigurt dhe uji poshtë ishte i cekët.