Tentoi ta vriste një person në Suharekë, arrestohet

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 19 e 30 në Suharekë, nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë një tjetër person.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 fishekë dhe një gëzhojë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë , 6 copë fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

 

 

You may also like