Tensionohet situata mes Kinës dhe SHBA, reagon i shqetësuar Biden

by admin
Spread the love

Rriten tensionet mes Kinës dhe SHBA-ve, pasi ushtria e Kinës ka njoftuar të hënën për stërvitje të reja ushtarake në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit, një ditë pas afatit kur ka thënë se do të përfundojnë manovrat ushtarake që nisën si reagim ndaj vizitës që i bëri ishullit kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit e ka kritikuar këtë veprim të Kinës, duke thënë se po synon të krijojë qëllimshëm kriza. Ndërkohë që i ka kërkuar Pekinit që t’i ndalojë veprimet ushtarake.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në deklaratën e tij të parë publike për Tajvanin që nga vizita e Pelosit, ka thënë se nuk është i shqetësuar për Tajvanin, por për veprimet e Kinës në rajon.

“Jam i shqetësuar që po lëvizin aq sa po lëvizin. Por, nuk besoj se do të bëjnë ndonjë gjë më tepër se që janë duke bërë”, ka thënë Biden.

You may also like