Tensione mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dy kartona të kuq

by admin
Spread the love

Pas një ndeshjeje krejtësisht të qetë dhe korrekte, një incident i papritur ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Vardarit të Shkupit dhe Shkendijës në “Boris Trajkovski” në Maxhari në minutën e 60-të të ndeshjes.

Pas një përplasjeje mes sulmuesit të Vardarit, Omeragiq dhe mbrojtësit të Shkendijës, Meliqi, të dytë u ndëshkuan me kartona të  kuq (pas dy të verdhëve).

“Pas tensioneve mes lojtarëve të dy skuadrave, kaos pastaj ka shkaktuar incidenti i Meliqit gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes.

Fatmirësisht gjithçka u qetësua shpejt dhe pas një pushimi prej pesë minutash, loja vazhdoi”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.

Përballja mes këtyre skuadrave përfundoi baras (1:1) në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit maqedonas.

You may also like