Tension i fortë në PD: Personazhi shumë i njohur shfaqet me “çunat” pranë selisë blu, nuk e braktis Sali Berishën për asnjë moment

by admin
Spread the love

Tensione të shumta paraqiten nga selia e Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berishës janë përplasur verbalisht me mbështetësit e kryedemokratit, Lulzim Basha. Ndërkohë, që është dashur ndërhyrja e deputetëve për të ulur tensionet.

Mirëpo, është vënë re që mes mbështetësve të Berishës, ka qenë edhe reperi i njohur, Stresi, i cili e ka shprehur gjithmonë simpatinë për ish-kryeministrin.

Kujtomë se ardhja e Sali Berishës në selinë blu nuk ka shkuar pa momente tensioni. Ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.

FOTO:

You may also like