Temperaturat e larta prekin rëndë vendet, OBSH: Sistemet shëndetësore në tension ekstrem

by admin
Spread the love

Nxehtësia ekstreme po rrit tensionet në sistemet e kujdesit shëndetësor, duke goditur më së shumti ata që janë më pak të aftë për të përballuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se nxehtësia po përkeqëson shëndetin, kryesisht të personave me sëmundje, përfshirë fëmijët dhe të pastrehët.

“Nxehtësia ekstreme shkakton dëmin më të madh për ata që janë më pak të aftë për të menaxhuar pasojat e saj, siç janë të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët, dhe të varfërit dhe të pastrehët. Kjo gjithashtu ushtron presion në rritje në sistemet shëndetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus-Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së shtoi se organizata po punon me Organizatën Botërore Meteorologjike dhe agjencinë e OKB-së për të mbështetur vendet që po vuajnë ose presin një valë të të nxehtit ekstrem.

Europa mbetet kontienti më i goditur nga valët e temperaturave tejet të larta, i cili tashmë është nën alarmin e kuq.

Qendra e koordinimit të reagimit ndaj emergjencave të BE-së lëshoi alarme të kuqe për temperatura të larta për pjesën më të madhe të Italisë, Spanjën verilindore, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën jugore dhe Malin e Zi.

Një pjesë e vendeve kanë ndaluar hyrjen në rezervatet natyrore dhe pyjet për të zvogëluar rrezikun e zjarreve, ndërsa bashkitë kanë hapur zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike për njerëzit që të strehohen nga nxehtësia.


Top Channel

You may also like