Temperatura deri në -10 gradë Celsius! Flasin sinoptikanët: Dy flukse “të lehta” të ajrit të ftohtë polar

by admin
Spread the love

Para nesh janë dy flukse “të lehta” nëse mund ti quajmë kështu të ajrit të ftohtë me origjinë polare. E para pritet të arrijë sonte dhe nesër me ulje të temperaturave dhe shtim lokal të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë edhe reshje lokale bore. Reshjet e borës nuk do të jenë të mëdha dhe pritet të jenë të karakterit lokal.

Në intervale të caktuara mund të ketë reshje të dendura, por të cilat nuk do të zgjasin shumë. Kjo vlen vetëm për viset kontinentale siç është Kosova, veriu i Malit të Zi, verilindja e Shqipërisë dhe disa vise kryesisht kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Fjolla bore priten edhe në disa ultësira të shoqëruara me erëra të ftohta veriore dhe veriperëndimore.

Fluksi i dytë i ajrit të ftohtë polar pritet afërsisht rreth ditës së martë të javës tjetër dhe pritet të jetë pak më i fuqishëm. Edhe ky front i ftohtë nuk do të sjellë reshje të mëdha bore, por reshje sporadike lokale. Gjatë mesit të javës së re do të kemi ulje të theksuara të temperaturave sidomos në vlerat e tyre minimale ku gjatë mëngjesit të hershëm temperatura mund të ulet deri në -10 gradë Celsius.

Pra, Dhjetori i këtij viti filloi i ftohtë dhe i tillë po vazhdon, por nuk kemi ndonjë goditje konkrete dimërore dhe as nuk pritet të ketë.

You may also like