Temenugov: Ne gjatë gjithë kohës jetojmë me kredi

by admin
Spread the love




Gazetari Goran Temenugov sonte në emisionin debativ në TV Shenja tha se Maqedonia e Veriut gjatë gjithë kohës është në kredi.

“Ne gjatë gjithë kohës jetojmë me kredi. Herën e fundit kur nuk kemi jetuar në kredi ishte viti 2005 dhe 2006 kur ministër i financave ishte Nikolla Popovski. Atëherë njërin vit kishim suficit, ndërsa e ardhshëm kishim deficit prej 17 milionë euro. Buxheti ishte 1 miliardë e diçka, 4 herë më i vogël se atëherë. Atëherë funksiononte shteti”, deklaroi Temenugov./SHENJA/


You may also like