Telashe pafund për Galtier, PSG pa dy titullarë ndaj Lille

by admin
Spread the love

PSG – Lille është kryesfida e javës së 24-të në Ligue 1, me parizienët që kërkojnë kthesën dhe janë të dënuar për të fituar në shtëpi.

Tri humbje radhazi janë shumë për një skuadër që sezonin e nisi me pretendime të mëdha.

Eliminimi nga Kupa përballë Marseille dhe pranë eliminimit nga Champions League, “dhimbja” e kokës është shtuar për trajnerin Galtier, i cili kërkon kthesën ne kampionat, pasi në ndeshjen e fundit u mund në Principatë përballë Monaco (3-1).

Kriza është aty, por Lille, ndoshta nuk është kundërshtari i duhur dhe si të mos mjaftonte kjo ecuri, parizienët do të prezantohen në këtë përballje me dy mungesa shumë të rëndësishme në mbrojtje, si Marquinhos dhe Achraf Hakimi.

Të dy lojtarët vuajnë problemet fizike, ndikuar edhe nga mbingarkesa e dy muajve të fundit, ndërsa tani pritet që Galtier të bëjë përsëri ndryshime në këtë repart që ndaj Monaco gaboi shumë.

PSG momentalisht qëndron në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Lille, ish-skuadra e Galtier qëndron në vendin e pestë me 41 pikë, me sfidën që do të nisë në orën 13:00 dhe transmetohet në Shqip 3.


Top Channel

You may also like