TEL AVIV – Ushtria izraelite vret prodhuesin kryesorë të armëve të Hamasit

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha sot se kishte vrarë një nga prodhuesit kryesorë të armëve të grupit islamik Hamas në një sulm ajror në Gaza.

Muhsin Abu Sina thuhet se ishte ekspert në prodhimin e raketave për grupin ekstremist.

Pavarësisht bombardimeve ajrore të Gazës dhe ofensivës tokësore të Izraelit, e cila pasoi masakrën e Hamasit ku u vranë 1 400 civilëve kryesisht në Izrael më 7 tetor, militantët palestinezë kanë vazhduar të sulmojnë me raketa kundër Izraelit.

Forcat izraelite thanë gjithashtu se kishin vrarë disa militantë në Rripin e Gazës gjatë natës që kishin planifikuar të gjuanin me raketa antitank ndaj forcave.

“Një grup tjetër përgjegjës për lëshimin e raketave në Izrael u vra në një sulm ajror të veçantë”, tha IDF. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKualifikueset e EURO 2025, Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat me Rumaninë dhe Malin e Zi


You may also like