TEL AVIV – Ushtria izraelite shpreh keqardhje për sulmin ndaj kampit të refugjatëve në Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka shprehur keqardhje për “dëmin ndaj individëve të pa përfshirë” të shkaktuar nga sulmi i fundit në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës.

Sulmi i 24 dhjetorit në kampin urban të refugjatëve shkaktoi dhjetëra të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se numri i viktimave është më shumë se 70, mes tyre edhe fëmijë. Zyrtarët e OKB-së raportuan 86 të vrarë.

“Më shumë se 33 000 banorë jetojnë në al-Maghasi, i cili mbulon një sipërfaqe prej 0,6 kilometra katrorë”, sipas OKB-së.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha sot se avionët luftarakë kishin goditur dy objektiva ngjitur me të cilët ndodheshin operativët e Hamasit më 24 dhjetor.

“Para se të kryheshin sulmet, u ndërmorën hapa nga IDF-ja për të “zbutur” dëmet ndaj civilëve të pa përfshirë në zonë,”, shtoi ai.

Një hetim paraprak zbuloi se ndërtesa të tjera të vendosura pranë objektivave u goditën gjithashtu gjatë sulmeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të paqëllimshme ndaj civilëve të tjerë të papërfshirë.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, më shumë se 21 320 persona janë vrarë në territorin palestinez në luftimet e deritanishme.

Organizatat e ndihmës po paralajmërojnë vazhdimisht se situata humanitare në brezin e ngushtë bregdetar në Detin Mesdhe ka arritur nivele katastrofike.

“Dyzet për qind e popullsisë civile në Gaza kërcënohet nga uria”, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like