TEL AVIV – Protestuesit i bëjnë thirrje Netanyahu të japë dorëheqjen

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Qindra banorë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një demonstrimi para shtëpisë së tij në Jerusalem, njoftoi sot “The Times of Izrael”.

“Policia u përlesh me protestuesit gjatë demonstrimit të së shtunës në mbrëmje dhe arrestoi tre persona”, tha gazeta.

Ata akuzuan protestuesit se po përpiqeshin të shkelnin sigurinë rreth shtëpisë së kryeministrit.

Protestuesit kërkuan që Netanyahu të aprovojë një marrëveshje shkëmbimi për pengjet që po mbahen në Rripin e Gazës, duke e akuzuar atë se ishte përgjegjës për sulmet e të 7 tetorit të kryera nga militantët e Hamasit.

Protestat anti-Netanyahu u zhvilluan edhe në qytete të tjera.

Kryeministri Netanyahu, deri më tani ka refuzuar të pranojë përgjegjësinë për sulmet.

Në Tel Aviv, mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Rinovuar së fundmi për të treguar mbështetje për familjet e më shumë se 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Izraeli njoftoi planet e tij për të zhdukur Hamasin pas sulmeve brutale në qytetet izraelite në kufi me Gazën më 7 tetor, duke vrarë 1 400 banorë, shumë prej tyre civilë dhe duke marrë 249 të tjerë peng.

Përfaqësuesit e të afërmve të pengjeve kohët e fundit kërkuan një shkëmbim të të burgosurve pas një takimi me Netanyahu.

Administrata e Netanyahu e hodhi poshtë kërkesën, dhe nuk i pranoi thirrjet për një pauzë humanitare në rast se Hamasi nuk i lironte pengjet izraelitë në Gaza.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like