TEL AVIV – Netanyahu: Të gatshëm për konflikt mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm nga Irani

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 11 prill /ATSH-DPA/- Izraeli po përgatitet për konflikte edhe në rajone të tjera përveç Rripit të Gazës, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu ndërsa vizitonte bazën ajrore Tel Nof në jug të Tel Avivit.

“Ne jemi në kohë sfiduese. Jemi në mes të luftës në Gaza, e cila po vazhdon me forcë të plotë, edhe pse ne po vazhdojmë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet tona”, i tha Netanyahu personelit të forcave ajrore në bazë, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të mundshëm hakmarrës nga Irani.

“Megjithatë, ne jemi të përgatitur për skenarë që përfshijnë sfida në rajone të tjera. Ne kemi vendosur një rregull të thjeshtë: kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata. Ne jemi të përgatitur të plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në aspektin e mbrojtës ashtu edhe të sulmit”, tha.

Gjatë vizitës në bazën, e cila operon me aeroplanë luftarakë F-15 të prodhimit amerikan, Netanyahu u informua nga zëvendëskomandanti i bazës dhe komandanti i skuadriljes për operacionet e tyre gjatë luftës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFinal 4 i Superligës, FSHF publikon kalendarin


You may also like