TEL AVIV – Netanyahu: Nuk jemi në gjendje të reduktojmë viktimat civile në Gaza

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 17 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar Hamasin për përpjekjet e pafrytshme për të minimizuar vdekjet e civilëve në Gaza.

Netanyahu tha se ”Izraeli po bën gjithçka që mundet për t’i mbajtur civilët jashtë rrezikut ndërsa lufton Hamasin në Rrip, përfshirë hedhjen e fletëpalosjeve”/

”Përpjekjet e tij për të minimizuar viktimat nuk janë të suksesshme”, pranoi ai.

Kryeministri izraelit përsëriti se qëllimi i fushatës së tij ushtarake është të shkatërrojë Hamasin.

“Ne do të përpiqemi ta përfundojmë punën me viktima minimale civile. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, të minimizojmë viktimat civile. Por, për fat të keq ne nuk po ia dalim”, shtoi ai.

”Duhet të ketë një të ardhme të ndryshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Përfundojnë 80% e punimeve në lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan


You may also like