TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do të ketë përgjegjësi për sigurinë për Gazën

by admin
Spread the love



JERUSALEM, 7 nëntor /ATSH-TPS/ – Izraeli do të ketë përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë për Rripin e Gazës pas mposhtjes së Hamasit, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Unë mendoj se Izraeli për një periudhë të pacaktuar do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë, sepse kur ne nuk e kemi këtë përgjegjësi, ajo që ndodh është shpërthimi i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”, tha Netanyahu për “ABC World News Tonight”, David Muir.

Ushtria po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gaza me qëllimin për të eliminuar kapacitetin e grupit terrorist për të kërcënuar Izraelin.

Lufta u ndez nga pushtimi masiv i Hamasit më 7 tetor, gjatë të cilit grupi terrorist vrau 1 400 persona, plagosi më shumë se 5 000 banorë dhe më shumë se 200 pengje në Gaza.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që Autoriteti Palestinez të marrë një rol udhëheqës në Rripin e Gazës pas Hamasit”, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një vizite dje në Ramallah./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakARRSH: Përfundon sistemimi i skarpateve në aksin Plani i Bardhë


You may also like