TEL AVIV – Mijëra izraelitë kërkojnë lirimin e pengjeve dhe largimin e Netanyahut

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 24 mars /ATSH-DPA/ – Mijëra izraelitë demonstruan të shtunën në mbrëmje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas dhe kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij.

Njerëzit në Tel Aviv bërtisnin, “Koha po ikën, sillni në shtëpi!”, raportojnë mediat izraelite.

Protestuesit ndezën zjarre të vogla në rrugët e qendrës së qytetit dhe bllokuan një nga rrugët kryesore të trafikut.

Thirrjet e tyre synonin gjithashtu Netanyahun, kritikët e të cilit thonë se ai ka dështuar të menaxhojë krizën pas sulmeve të Hamasit palestinez islamik në Izraelin jugor në tetor, duke shkaktuar luftën aktuale.

Protestuesit thonë se ‘’Netanyahu po fokusohet më shumë në sigurimin e mbijetesës së tij politike sesa lirimin e pengjeve të rrëmbyer dhe dërguar në Gaza në sulmet e 7 tetorit’’.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, siç ka ndodhur në demonstrata të ngjashme të mbajtura që nga shpërthimi i luftës.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like