TEL AVIV – Katz: Izraeli duhet të kontrollojë sigurinë e Gazës në vitet në vijim

by admin
Spread the love

BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/- Në mosmarrëveshjen për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e Lindjes së Mesme, ministri i Jashtëm i Izraelit ka theksuar edhe një herë se vendi i tij kërkon të mbajë përgjegjësinë e sigurisë në Rripin e Gazës për të paktën disa vjet.

“Kjo duhet të zbatohet derisa të jemi të sigurt se nuk do të vritemi më nga banorët e Gazës”, tha Israel Katz për gazetën gjermane “Bild”.

Duke iu referuar sulmeve të grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelint më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilat u vranë rreth 1200 persona, Katz e përshkroi Hamasin si “nazistët e rinj” duke shtuar se ata duhet të eliminohen.

“Është absolutisht absurde që pas gjithçkaje që ka ndodhur, Izraelit tani i thuhet se zgjidhja me dy shtete është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Katz, duke iu referuar këshillave të Uashingtonit dhe Berlinit se një zgjidhje me dy shtete do të ishte e nevojshme për të zgjidhur konfliktin me palestinezët.

Një zgjidhje me dy shtete do të bënte që një shtet palestinez i pavarur, demokratik dhe i çmilitarizuar të ekzistonte në mënyrë paqësore përkrah Izraelit.

Katz tha se për shkak se palestinezët kishin vrarë hebrenj, palestinezëve nuk do t’u jepej detyra për të qenë përgjegjës për sigurinë e hebrenjve në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë thirrjet, përfshirë edhe nga qeveria e tij, për një rikolonizim izraelit të Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës.

“Izraeli nuk do të qeverisë Gazën ose nuk do të marrë vendime për Gazën”, tha ai.

“Kjo nuk do të ndodhë. Politika e qeverisë është e qartë, edhe nëse ministra individualë thonë të kundërtën”, theksoi Katz.

Katz tha se duhet të krijohet një model së bashku me shtetet arabe dhe vendet e tjera që u mundëson më shumë se 2 milionë palestinezëve në Gaza të jetojnë jetën e tyre në një mënyrë ndryshe nga më parë.

Përveç Gjermanisë dhe SHBA-së, Britania e Madhe dhe BE-ja janë gjithashtu në mesin e atyre që kërkojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like