TEL AVIV – Izraeli raporton sulme ndaj 400 objektivave në Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka vazhduar sot bombardimet e saj në Rripin e Gazës, duke raportuar se kishte sulmuar më shumë se 400 objektiva terroriste që nga përfundimi i armëpushimit me Hamasin një ditë më parë.

“Gjatë natës, avionët luftarakë bombarduan më shumë se 50 objektiva rreth qytetit të Khan Younis në jug të zonës së mbyllur bregdetare”, thanë zyrtarët.

Trupat gjithashtu sulmuan militantët e Hamasit dhe infrastrukturën në zonën Beit Lahia në veri të Gazës me tanke dhe sulme ajrore.

“Gjatë natës, njësitë detare izraelite goditën objektivat ushtarake të Hamasit në portin e Khan Younis dhe në Deir al-Balah me municione precize”, sipas ushtrisë.

Infrastruktura dhe pajisjet e forcave detare të organizatës terroriste palestineze thuhet se janë goditur gjatë operacioneve.

Në veri të Gazës, forcat izraelite gjithashtu thuhet se kanë qëlluar sërish në objektiva nga tokë dhe ajri.

“Përveç kësaj, një celulë terroriste që kishte mashtruar trupat izraelite në një pritë u bombardua dhe një avion luftarak izraelit sulmoi një xhami që shërbente si qendër komandimi për Xhihadin Islamik”, tha ushtria.

Asnjë nga informacionet nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like