TEL AVIV – Izraeli kthen trupat e 80 palestinezëve në Gaza

by admin
Spread the love



GAZA, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Izraeli dorëzoi sot trupat e 80 palestinezëve të vrarë gjatë luftimeve në Rripin verior të Gazës.

“Eshtrat u kthyen në territorin bregdetar të sulmuar nëpërmjet pikës kufitare Kerem Shalom”, thanë burimet palestineze.

Trupat do të varrosen në Rafah, në jug të Gazës.

Thuhet se trupat ishin marrë nga ushtria izraelite gjatë përleshjeve në veri të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës, dhe më pas ishin ruajtur në Izrael.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDPA përuron Teatrin dhe Kinemanë e hapur


You may also like