TEL AVIV – Izraeli: Kreu i UNRWA-s, Lazzarini ka “gënjyer”për furnizimet në Rripin e Gazës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 12 mars /ATSH-DPA/- Autoritetet izraelite kanë hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të OKB-së se po parandalojnë furnizimet thelbësore që të arrijnë në Rripin e Gazës.

COGAT, autoriteti që koordinon aktivitetet e qeverisë izraelite në territoret palestineze, akuzoi Philippe Lazzarini, kreun e UNRWA, agjencia që ofron ndihmë për territoret palestineze, se ka “gënjyer” në një postim që ai bëri në platformën X dje në mbrëmje.

Në postim, Lazzarini thotë se artikujt, duke përfshirë gërshërët mjekësore, ishin tani në një listë të gjatë të artikujve të ndaluar nga autoritetet izraelite, te cilat i kishin klasifikuar si për “përdorim të dyfishtë”.

“Një popullatë e tërë varet nga ndihma humanitare për mbijetesë”, tha ai.

Në përgjigje të deklaratës së Lazzarini në X, COGAT shkroi ne nje postim drejtuar drejtpërdrejt Lazzarini: “Gënjeshtra është shenjë dëshpërimi, kjo nuk ndodhi”.

“Mbi 16 000 kamionë hynë në Gaza. Shumica prej tyre u rikoordinuan dhe u futën më vonë. Burimet tuaja të informacionit janë të gabuara. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me organet e OKB-së dhe nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë lidhur me këtë çështje”, shtoi COGAT. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like