TEL AVIV – Izraeli: Kreu i UNRWA, Lazzarini të japë dorëheqjen

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 30 janar /ATSH-DPA/- Izraeli i bëri thirrje kreut të agjencisë së OKB-së të ndihmës për refugjatët palestinezë të japë dorëheqjen pas akuzave se 12 punonjës të stafit në Gaza ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit ndaj shtetit hebre.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) është kritikuar gjerësisht për skandalin. Japonia dhe shumë shtete perëndimore kanë pezulluar përkohësisht pagesat për organizatën e ndihmës. Bashkimi Evropian kërkoi gjithashtu një hetim për akuzat që dolën javën e kaluar.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz anuloi një takim të planifikuar me kreun e UNRWA, Philippe Lazzarini të planifikuar për të mërkurën.

“Lazzarini duhet të nxjerrë përfundime dhe të japë dorëheqjen. Mbështetësit e terrorizmit nuk janë të mirëpritur këtu”, tha ai.

Një kaskadë vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë ngrirë tashmë fondet e tyre për agjencinë e ndihmës, e cila punëson mijëra njerëz në Rripin e Gazës.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like