TEL AVIV – Izraeli: Kërkesa e Hamasit për lirimin e pengjeve qesharake

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 22 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli e ka quajtur “qesharak” propozimin e Hamasit për lirimin e pengjeve, pasi grupi militant palestinez kërkon që Izraeli të lirojë personat përgjegjës për vrasjet dhe përdhunimet më 7 tetor në këmbim të njerëzve që ka rrëmbyer.

“Kërkesa e Hamasit që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të tërhiqen plotësisht nga Gaza dhe të lirojnë Hamasin… përdhunuesit dhe vrasësit që kryen mizoritë e 7 tetorit në këmbim të lirimit të pengjeve tanë është qesharake”, tha sot zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Hyman.

“Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, na u tha se do të duhej të krijonim gjithashtu një shtet palestinez”, tha Hyman.

Ai tha se kjo do të ishte thjesht një kapitullim ndaj Hamasit i maskuar si një marrëveshje paqeje.

“Është thelbësore që Izraeli të arrijë një fitore të plotë në këtë luftë”, tha ai, duke shtuar se Izraeli nuk mund ta fitojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk ka asnjë propozim të mirëfilltë nga Hamasi në Gaza për të liruar më shumë pengje.

Por, Izraeli ka paraqitur një iniciativë, për të cilën Netanyahu nuk ka pranuar të bashkëpunojë.

Deklarata e tij erdhi pasi të afërmit e pengjeve sulmuan një takim të Knesset në Jerusalem, i cili duhej anuluar për shkak të protestës.

Hyman tha se familjet duan një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve, por sipas qëndrimit të qeverisë izraelite nuk mund të ketë rrugë drejt fitores derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht.

Netanyahu u tha familjeve të pengjeve se përkundër asaj që thuhet, nuk ka asnjë propozim të vërtetë nga Hamasi.

“Nga ana tjetër është iniciativa jonë, të cilën nuk do ta detajoj”, tha Netanyahu. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like