TEL AVIV – Izraeli hap një pikëkalim kufitar me Gazën

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Izraeli hapi pikën kufitare Kerem Shalom për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës, tha autoriteti izraelit COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve me territoret palestineze.

“Duke filluar nga sot, kamionët e ndihmave të OKB-së do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Gaza nëpërmjet Kerem Shalom, për t’iu përmbajtur marrëveshjes sonë me SHBA-në”, shkroi COGAT në X.

Autoriteti ndau gjithashtu një foto të kamionëve.

Fillimisht ishte e paqartë nëse kamionët kishin lëvizur përtej kufirit në Kerem Shalom.

”Hapja synon të rrisë sasinë ditore të ndihmës humanitare që arrin në Rripin e Gazës”, tha COGAT.

Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në zonën e izoluar bregdetare, Izraeli kohët e fundit është vënë nën presionin ndërkombëtar në rritje – duke përfshirë SHBA, aleaten e saj më të ngushtë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/12/2023


You may also like